0Zhbllokimi i krizës izraelito-palestineze dhe rifillimi i procesit negociator janë temat kryesore të mbledhjes së "kuartetit" të ndërmjetësve ndërkombëtarë për rregullimin e konfliktit në Lindjen e Mesme që do të zhvillohet në Moskë. Në këtë takim do të marrin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, krerët e dikastereve të politikës së jashtme të Federatës Ruse, SHBA-s dhe BE, Përfaqësuesi special i "kuartetit" Tony Bler. Siç deklaroi në vigjilje Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov, "kuarteti" ka ndërmend të miratojë dokumentin, i cili përmbledh të gjitha vendimet e mëparshme për kushtet e negociatave të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Palestinës. Pengesa kryesore për rifillimin e dialogut është veprimtaria e ndërtimit të vendbanimeve të reja hebree në zonat e Bregut Perëndimor të lumit Jordan nga ana e Izraelit.