Zëri i Rusisë Greqia do ti drejtohet për ndihmë Fondit Monetar Ndërkombëtar në qoftë se në samitin e Bashkimit Europian të muajit mars nuk do të bashkërenditet mekanizmi i dhënies së ndihmës antikrizë asaj, deklaroi Kryeministri i Greqisë Georgios Papandreau. Nga të gjitha vendet e zonës së euros dhënien e ndihmës së mjaftueshme financiare Greqisë mund t'ia sigurojë vetëm Gjermania, por ajo nuk dëshiron ta marrë përsipër këtë gjë. Drejtimi i Greqisë për ndihmë në FMN do të evidentonte paaftësinë e Bashkimit Europian për t'ia dalë punës në krye me zgjidhjen e problemeve të veta të brendshme. Regjimi i ekonomisë së rreptë të shpallur nga qeveria e Papandreaut nxorri në rrugët e qyteteve me protesta dhjetra mijëra njerëz. Tani kanë hyrë në grevë shoferët e taksive, mjekët dhe punëtorët e pikave të furnizimit me karburant.