Zëri i Rusisë Shteti duhet të bëjë gjithçka të mundur me qëllim që shkencëtarët e rinj të mbeten në Rusi, por gjatë kësaj të mos e quajë si tragjedi largimin e tyre jashtë shtetit, theksoi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në takimin e zhvilluar me fituesit e olimpiadave të nxënësve dhe studentëve. "Shumë shpesh bile edhe të rinjtë më të talentuar nuk arrijnë të gjejnë dot vendin e vet jashtë shtetit për arsye të ndryshme dhe kthehen e punojnë në Rusi", - sqaroi ai. Së dyti, "shkencëtari duhet të ketë mundësi të lëvizë si brenda vendit, ashtu dhe në shtete të tjera. Ne jemi të interesuar që të sigurojmë "mobilitet të plotë akademik (shkencor)", tha Presidenti rus.