Zëri i Rusisë Dislokimi i pakufizuar nga ana e çdo shteti apo blloku politiko-ushtarak i sistemeve të Mbrojtjes Antiraket (MAR) është i aftë të minojë përpjekjet ndërkombëtare për realizimin e çarmatimit bërthamor, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Rusisë Andrei Nesterenko. Ai kujtoi mbi propozimin e Federatës Ruse për krijimin e sistemit kolektiv të MAR me akses të barabartë për të gjithë në drejtimin dhe rezervat e tij. Moskën e preokupojnë planet e SHBA-s për vendosjen e elementeve të MAR në Europën Lindore. Në rast të dukjes së tyre Rusia do të jetë e detyruar të ndërmarrë masa kundërpërgjigjeje. Vetëm se nga shkallëzimi i tensionit nuk do të fitojë askush.