Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon shprehën besimin, se Traktati i ri ruso-amerikan mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) do të nënshkruhet në një kohë të afërt. Në takimin e zhvilluar në Kremlin Ban Ki Moon vuri në dukje, se e vlerëson mjaft lart rolin e Medvedievit në ndërmarrjen e përpjekjeve për çlirimin e botës nga arma bërthamore. Rusia dhe SHBA-s po i zhvillojnë negociatat për përfundimin e Traktatit të ri mbi ASO që nga vera e vitit 2009. Por megjithatë deri tani nuk është përcaktuar nga ato data e nënshkrimit të tij.