Zëri i Rusisë  

Drejtuesit e dikastereve të politikës së jashtme të Rusisë dhe SHBA-s do të parashtrojnë në vigjilje të takimit të afërt të presidentëve të dy vendeve mendimin e vet në lidhje me rritjen e efikasitetit të punës së komisionit dypalësh për bashkëpunimin, njoftoi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov pas negociatave të zhvilluara me Sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton. "Negociatat ishin shumë të dobishme, konstruktive", - tha Lavrov. Gjatë diskutimit të bashkëpunimit dypalësh ai vuri në dukje, se delegacionet e Rusisë dhe SHBA-s dolën në finishin e përgatitjes së Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive. "Ne jemi të kënaqur nga mënyra e plotësimit të udhëzimeve të presidentëve të Rusisë dhe SHBA-s. Ata mbajnë nën kontroll personal ecurinë e punës", tha Lavrov. Ai shprehu besimin, se në një kohë të afër negociatorët do të raportojnë mbi përfundimin e punës. Gjatë bisedimeve në Moskë u diskutua edhe problemi bërthamor iranian. SHBA-s dhe një sërë shtetesh të tjera të Perëndimit akuzojnë Iranin për përpunim të armës bërthamore nën maskimin e zhvillimit të programit për atomin paqësor dhe i kërënohen atij me rreptësim sanksionesh. Sergei Lavrov theksoi në konferencën e mbajtur për shtyp, se mundësia e rregullimit të problemit bërthamor iranian me rrugë politiko-diplomatike vazhdon të ruhet ende. Pavarësisht nga mospërkimi i pozitave në qendrimet ndaj programit bërthamor iranian, Lavrov dhe Klinton deklaruan mbi synimin e vet për të vazhduar punën për zgjidhjen e tij. Ja se ç'vuri në dukje në lidhje me këtë ministri Sergei Lavrov: "Ne me partnerët tanë amerikanë ndjekim një qëllim strategjik unik - moslejimin e shkeljes së regjimit të mospërhapjes së armës bërthamore, eliminimin e preokupimeve që ekzistojnë rreth veprimtarisë bërthamore të Iranit dhe sigurimin e bashkëpunimit të plotë të tij me Agjencinë Ndërkombëtare për energjinë Atomike (ANEA)". Kreu i MPJ të Rusisë vuri në dukje gjithashtu, se një rol të veçantë në garantimin e pranisë së ANEA-s në Iran dhe plotësimin nga ana e Teheranit të detyrimeve të tij përkatësisht Traktatit mbi mospërhapjen e armës bërthamore luan ndërtimi nga Rusia i elektrostacionit atomik në Busherin iranian. Sergei Lavrov siguroi se ky projekt do të çohet deri në fund. Presupozohet se energoblloku i parë i tij do të vihet në funksionim në korrik të vitit në vazhdim. Palët diskutuan gjithashtu edhe mundësinë e venies në vijë të bashkëpunimit në luftën kundër narkotrafikut afgan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton kujtoi gjatë kësaj, se marrëveshja e transitit që u arrit me Rusinë "lejon kalimin nëpër territorin e Federatës Ruse me qëllim të dhënies së ndihmës koalicionit" dhe "se tashmë 15 mijë ushtarë janë transportuar në Afganistan".