Kryetari i Komitetit Hetimor pranë Prokurorisë së Rusisë Aleksandër Bastrikin propozoi të krijohet në vend banka e përgjithshme e të dhënave daktiloskopike. Siç shpjegon botimi "Rossiskaja gazeta", fjalë bëhet për atë, që sipas grumbullimit në një bazë unike të shenjave të gishtave dhe të dhënave të tjera biometrike, të mund të evidentohen kriminelët, të identifikohen personat që vdesin në katastrofa të ndryshme, të gjenden të moshuarit dhe fëmijët e humbur. Këtë ide Bastrikin e shprehu në kolegjiumin e zgjeruar të Prokurorisë së Përgjithshme në "paketën" e propozimeve të reja për rritjen e efektivitetit të luftës kundër kriminalitetit. Kjo ishte një bisedë pune midis kolegëve në lidhje me temën që shqetëson gjithë vendin: si ti dilet mbanë problemit me rritjen e kriminalitetit. Mendime përkatësisht kësaj ideje u shprehën shumë dhe ato ishin nga më të skajshmet, duhet thënë. Dhe megjithëse Bastrikin deklaroi, se fjalë bëhet jo për përhapjen e dyshimit total mbi gjithë qytetarët për kryerje të krimeve penale, atë filluan ta akuzojnë për tentativë të shkeljes së të drejtave të njeriut. Bile dhe sqarimi në lidhje me atë, se daktiloskopia nevojitet në radhë të parë për garantimin e sigurisë së vetë qytetarëve, nuk e ndryshoi dot situatën.

Në fund të marsit në Rusi mund të mbeten vetëm 9 breza kohorë nga ata11 aktualisht ekzistues. Në breza të tjerë kohorë do të duhet të kalojnë 5 rajone. Data 28 mars është zgjedhur sepse pikërisht në këtë ditë (më saktë, natë) në të gjithë Rusinë do të bëhet ndërrimi i orës. Akrepat e orës do të zhvendosen 1 orë përpara. Por në 5 rajone të vendit, në rast të nënshkruarjes së urdhëresave përkatëse, ora nuk do të ndërrohet, vë në dukje botimi "Gazeta". Aktualisht Rusia jeton në 11-të breza kohorë - nga  Kaliningradi, i cili është 1 orë pas Moskës, e deri në Kamçatsk, ku orës së Moskës duhet ti shtohen edhe 9 orë. Në brezin kohor që është 1 orë përpara Moskës hyjnë vetëm qarku i Udmurtisë dhe ai Samarës, kurse në brezin më lindor - vetëm Çukotka dhe Kamçatka. Në rast të nënshkrimit të urdhëresave këta dy breza do të zhduken në Rusi, kurse ndryshimi midis orës më perëndimore (kaliningradase) dhe asaj më lindore (magadanase) do të shkurtohet deri në 10 orë.

0 Deri në kohën e vizitës së Presidentit Dimitri Medvediev në SHBA-s për pjesëmarrje në samitin kushtuar çështjeve të mospërhapjes së armës bërthamore, liderët e të dy vendeve duhet të nënshkruajnë Traktatin e ri mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO № 2) në këmbim të traktatit të vjetër, afati i veprimit të të cilit përfundoi në dhjetor të vitit të kaluar. Por Zëdhënësi i Dumës Shtetërore Boris Grizllov papritur, në një formë të ashpër, i paralajmëroi amerikanët: se deputetët rusë nuk do ta ratifikojnë dokumentin, "në qoftë se ai nuk do të ndërlidhet me çështjen e mbrojtjes antiraket". Deklarata e tij tingëlloi në sfondin e konfirmimeve të Presidentit mbi vazhdimin e suksesshëm të negociatave për përfundimin e kësaj marrëveshjeje. Ekspertët e

botimit "Nezavisimaja gazeta"

0 vënë në dukje aspektin interesant politik të asaj që ndodhi. Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton në intervistën e vet dhënë revistës New Times shpjegoi, se në Uashington e konsiderojnë të pavend ndërlidhurinë e Mbrojtjes Antiraket (MAR) dhe Traktatit të ri mbi ASO.