Zëri i Rusisë Rusia del për kërkimin e një rrugëzgjidhjeje të përgjithshme për aplikimin e drejtësisë ndaj piratëve në kuadrin e OKB-së. Sipas fjalëve të përfaqësuesit zyrtar të MPJ të Federatës Ruse Andrei Nesterenko, marrëveshjet dypalëshe në këtë sferë nuk janë zgjidhje e sigurt e këtij problemi. Ai theksoi, se pavarësisht nga të gjitha masat e komunitetit ndërkombëtar, numri i sulmeve të piratëve ndaj anijeve tregtare vitin e kaluar u rrit.