Zëri i Rusisë  

Më 30 qershor të vitit 1908 në Siberinë Lindore, në zonën e ndërmjetme midis lumit Podkamennaja Tunguska dhe mëngës së tij të djathtë - lumit Çuni ndodhi shpërthimi super i fuqishëm i një objekti (trupi) të paidentifikuar kozmik. Në gjithë botën ai u bë i njohur me emrin "Meteoriti Tungus". Një sipërfaqe jashtëzakonisht e madhe e tajgës paraqiste në vetëvete pas shpërthimit dekoret e një filmi-katastrofë.

Idenë e ruajtjes së rajonit të katastrofës për brezat e ardhshëm e propozoi që në vitet 20 të shekullit të kaluar shkencëtari rus, specialisti për meteorët, doktor Leonid Kulik. Por vetëm 15 vjet më parë autoritetet e vendit morrën vendimin për krijimin e rezervatit shtetëror në rajonin e rënies së trupit qiellor.

Qëllim kryesor i krijimit të rezervatit është, sigurisht, studimi i pasojave të shpërthimit të Meteoritit Tunguska. Sipërfaqja e përgjithshme e rezervatit përbën rreth 300 kilometra katrorë. Meteoriti shpërtheu në lartësinë afërsisht 10 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës dhe gjurmë të tij nuk janë gjetur që nuk janë gjetur deri tani. Por pasojat e një kataklizme të tillë kaq të hershme duken deri tani: janë ruajtur trungjet e deformuara të pemëve, sektorë të çarë të sipërfaqes së tajgës, shembje dheu, liqenj, në të cilët deri tani entuziastët vazhdojnë të merren me kërkimin e mbetjeve të meteoritit.

Territori i rezervatit përfaqëson në vetëvete një pllajë të ulët kënetore, të ndarë nga lugina të thella lumenjsh. Në këtë zonë lartësohen kodërza të veçanta në formë konike dhe male trapezoidalë me lartësi deri në 300 metra. Pika më e lartë e rezervatit është 533 metra. Në këto vise jetojnë kafshë të tilla si kunadhja, hermelini (një lloj kunadheje), dreri, dreri brilopatë i Europës Veriore dhe Azisë, ariu, dhelpra, shqarthi.

Klima atje është e ashpër kontinentale. I vetmi muaj pa acar është korriku. Temperatura mesatare e tij përbën +16 gradë. Në periudhën e dimrit ngricat arrijnë deri në - 58 gradë C. Zona është shumë kënetore dhe të shkuarit atje në mënyrë të mëvetësishme është punë tejet e rrezikshme.

Një nga kuriozitetet e këtij rezervati është kompleksi historik që quhet "Изба Kулика» ("Kasollja e Kulikut" kulik-zog kënete), i cili u ndërtua në vitin 1929. Në të pat jetuar e punuar studjuesi i Meteoritit Tunguska, doktor Leonid Kulik. Nga mali Farrington, të cilin ai e quajti me këtë emër për nder të kolegut të vet, gjeologut amerikan Oliver Farrington, hapet një panoramë e mrekullueshme mbi këtë zonë anomale të rënies së Meteoritit Tunguska. Veçanërisht i bukur është ky pejzazh në agim dhe në perëndim të diellit.

Shiko galerinë fotografike