Zëri i Rusisë  

Sportistët paralimpikë rusë po debutojnë në mënyrë të shkëlqyer në Lojrat në Vankuver. Deri tani skuadra përfaqësuese e Rusisë ka fituar 23 medalje, 8 prej të cilave janë ari. Dhe jo rrallëherë lufta sportive në finish për vendin e parë dhe të dytë zhvillohet kryesisht midis përfaqësuesve të një ekipi përfaqësues - atij rus. Kurse në garën e biatlonit, në të cilën morrën pjesë sportistët me probleme të apatatit motorik osto-muskular të ngujuar në karroca invalidësh, i gjithë piedestali i nderit i takoi rusëve. Nuk ka patur asgjë ditë në Lojrat Paralimpike që skuadra përfaqësuese të mos ketë fituar medalje ari, pa përmendur këtu medaljet e argjendta dhe ato të bronzit. Hero i vërtetë i Lojrave në Vankuver u bë skiatori Irek Zaripov, i cili ka fituar deri tani 3 medalje ari. Ajo që po bëjnë aktualisht sportistët rusë është heroizëm i vërtetë dhe ata meritojnë lëvdata dhe respekt të veçantë, thotë Drejtuesi i departamentit të lidhjeve shoqërore të Komitetit Olimpik Genadi Shvec: "Ata janë heronj të vërtetë. Për më tepër se konkurrenca midis sportistëve në Lojrat Paralimpike vjen duke u rritur vazhdimisht. Në to po zhvillohet një luftë e tillë, si në Olimpiadë, dhe rivaliteti është kolosal. Forca e vullnetit të tyre dhe synimi për arritjen e fitores na obligon ne, njerëzit normalë, për të mbajtur një qendrim akoma dhe më të vemendshëm ndaj tyre...", tha ai. Paralimpiada në Vankuver do të përfundojë më 21 mars. Sportistët rusë kanë mundësi të fitojnë ende edhe shumë medalje të tjera ari, argjendi dhe bronzi. Por që tani mund të thuhet me siguri të plotë se sportistët rusë meritojnë mirënjohje, gjithfarë lëvdatash e shpërblimesh. Siç vuri në dukje Genadi Shvec, për medaljet e fituara ata do të marrin shpërblime të barazvlefshme financiare me ato të kampionëve të Olimpiadës.