0Sekretarët e përgjithshëm të OKB-së dhe Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK), përkatësisht, Ban Ki Moon dhe Nikollai Bordjuzha nënshkruan në Moskë deklaratën mbi bashkëpunimin midis tyre. Marrëveshja parashikon, në veçanti, pjesëmarrjen e OTSK në operacionet paqeruajtëse të OKB-së, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, trafikimit të drogës, migracionit klandestin dhe krimit të organizuar. Anëtarë të OTSK-së janë: Rusia, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.