Zëri i Rusisë Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov doli për ingranimin maksimal të OKB-së në zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara që lindin në botën bashkëkohore. Siç u shpreh Ministri, gjatë fillimit të takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, kjo ka të bëjë me shumicën e problemeve, në veçanti, edhe me forcimin e sigurisë bërthamore, çështjet e ndryshimit të klimës, terrorizmin, trafikimin e drogës, luftën kundër krimit të organizuar. Lavrov vuri në dukje gjithashtu, se Rusia  do të mbështesë vazhdimisht veprimtarinë e OKB-së në të gjitha drejtimet e sipërpërmendura.