0Rusia del kundër përpjekjeve për izolimin e Iranit, deklaroi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov në intervistën e vet dhënë për botimin "Rossiskaja gazeta: Nedelja". Ai vuri në dukje, se midis Rusisë dhe SHBA-s "nuk ka  përkim 100%" të pozitave përkatësisht metodave të zgjidhjes së detyrave për moslejimin e shkeljeve nga ana e Iranit të regjimit të mospërhapjes së armës bërthamore. Jo në radhë të fundit kjo ka të bëjë edhe me faktin, se Irani për Rusinë është fqinj i afërt dhe partner në sferat ekonomike, humanitare dhe tekniko-ushtarake, vuri në dukje Sergei Lavrov.