Zëri i Rusisë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon shpreson në pjesëmarrjen e Presidenetit të Rusisë Dimitri Medvediev në samitin e zhvillimit të Mijëvjeçarit, i cili do të mbahet në New York këtë vit. Në intervistën e vet dhënë për kanalin televiziv "Rossia-24" ai theksoi, se shtetet me ekonomi të mëdha e të fuqishme duhet të rrisin vëllimet e ndihmës humanitare për vendet në zhvillim. Ban Ki Moon, i cili më 19 mars do të marrë pjesë në mbledhjen e "kuartetit" të ndërmjetësve ndërkombëtarë për Lindjen e Mesme në Moskë, mbështeti gjithashtu idenë e zhvillimit në kryeqytetin rus të konferencës për Lindjen e Mesme dhe vlerësoi pozitivisht propozimin e Rusisë për pasurimin e uraniumit iranian në territorin e vet.