Zëri i Rusisë   Inskenimi i kanalit televiziv gjeorgjian "Imedi" mbi sulmimin e Gjeorgjisë nga ana e Rusisë shkaktoi shqetësim serioz tek Kryetari i Komisionit Europian. Indinjatën e vet në lidhje me këtë fakt Jose Manuel Barroso ia shprehu Kryeministrit gjeorgjian Niko Gillauri. Pak më vonë shembullin e Kreut të Komisionit Europian e ndoqën  edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Francës në Gjeorgji. Duam t'ju kujtojmë vizitorëve të nderuar të site tonë, se kompania televizive gjeorgjiane "Imedi", e cila formalisht nominohet si private por që në të vërtetë ndodhet nën kontrollin e autoriteteve të Gjeorgjisë, të shtunën e kaluar transmetoi një edicion të rremë informativ. Në të, në veçanti, u fol mbi "intervencionin rus" dhe likuidimin fizik të Presidentit gjeorgjian Mihaill Saakashvili. Reportazhi televiziv shkaktoi panik në radhët e popullsisë së Gjeorgjisë. Dhe ja, tani, megjithëse me njëfarë vonese, Kreu i pushtetit ekzekutiv të BE Jose Manuel Barroso deklaroi, se është tejet i preokupuar nga fakti i "talljes, venies në lojë" në këtë mënyrë të teleshikuesve. Dhe ia shprehur këtë shqetësim personalisht Kryeministrit të Gjeorgjisë, i cili ndodhet aktualisht në Bruksel. Gjatë kësaj Barroso theksoi, se palët e konfliktit duhet të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të çojnë në shkallëzimin e tensionit. Në sfondin e këtij reagimi, megjithëse dhe fort të kujdesshëm, duhet thënë, nga ana e Bashkimit Europian, duket tejet i habitshëm refuzimi i përfaqësuesve të NATO-s për komentimin zyrtar të reportazhit skandaloz televiziv. Megjithëse në nivel joformal ata e vlerësojnë negativisht reportazhin e rremë televiziv, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë Aleancës VeriAtlantike Dimitri Rogozin: "Mua më duket, se incidenti me kompaninë televizive "Imedi" duhet të ketë edhe rëndësi, domethënie ndërkombëtare. Unë i dërgova një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Andres Fogh Rasmussen, në të cilën tërhoqa vemendjen e tij ndaj këtyre ngjarjeve. Unë nuk arrij dot të kuptoj fort mirë, se përse përfaqësuesi zyrtar i NATO-s refuzoi të komentonte situatën e krijuar në Gjeorgji. Meqenëse Saakashvili dihet se është klient i kësaj organizate, ndërsa më saktë, pacient. Dhe gjithçka që po ndodh atje, në shumë gjëra është e lidhur edhe me aplikimin e politikës, nxitëse, inkurajuese të shovinizmit gjeorgjian nga përtej oqeanit dhe Europa", u shpreh Dimitri Rogozin. Sipas mendimit të tij, partnerët e NATO-s kanë dy shkaqe, për të cilët ata nuk dëshirojnë të bëjnë kurrfarë komentesh në lidhje me incidentin në fjalë. Së pari -kjo është mosdëshira tradicionale e Aleancës për të komentuar veprimet e aleatëve të vet. Shkaku i dytë konsiston në atë, se në vigjilje të transmetimit të subjektit provokues, në Bruksel u zhvillua mbledhja e komisionit Gjeorgji-NATO. Dhe përfaqësuesit e Aleancës nuk do të dëshironin që midis këtyre dy ngjarjeve ndokush të vërente ndonjë ndërlidhuri. Por, sipas mendimit të Rogozinit, një ndërlidhuri e tillë ekziston megjithatë. Sepse ndryshe, veçse si mbështetje të fuqishme nga ana e Aleancës, s'ka si shpjegohet sjellja e shfrenuar, e papërmbajtur e Mihaill Saakashvilit.