0Presidenti i Abkhazisë Sergei Bagapsh del për vazhdimin e diskutimeve ndërkombëtare të Gjenevës për sigurinë në Transkaukazi, dhe pjesëmarrjen e Abkhazisë në to. Për këtë ai deklaroi në takimin me Përfaqësuesin special të OKB-së, bashkëkryetarin e procesit negociator në Gjenevë Anti Turunen. Bagapsh quajti të arsyeshëm vazhdimin e realizimit të një sërë projekteve ekonomike, të cilat po realizohen në Abkhazi me mbështetjen e misionit të OKB-së që nga viti 2006. Bashkë me këtë ai theksoi, se në vend të ndihmës së premtuar për realizimin e një sërë projektesh, ndaj Abkhazisë janë vënë në zbatim sanksionet ekonomike.