Zëri i Rusisë Udhëheqja palestineze i bëri thirrje komunitetit botëror "për marrjen e vendimit të futjes së forcave paqeruajtëse në Jeruzalemin Lindor, në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe në sektorin e Gazës me qëllim të mbrojtjes së popullsisë". Në mesazhin që iu dorëzua ambasadorëve të Spanjës, Francës dhe Gjermanisë në Damask, Sekretari i Përgjithshëm i Frontit Demokratik për Çlirimin e Palestinës Najef Havatma kërkoi gjithashtu nga BE "vendosjen e sanksioneve kundër Izraelit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me qëllim që të detyrohet ai të ndalojë okupimin e paligjshëm dhe veprimtarinë e ndërtimit të vendbanimeve hebree në territoret e pushtuara.