Zëri i Rusisë Kozmonauti rus Maksim Surajev dhe astronauti i NASA-s Jefry Williams, të cilët kanë punuar në orbitë plot 169 ditë, kaluan në anijen "Sojuz", të bashkuar me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), dhe bënë mbylljen hermetike të baxhave, i njoftuan Agjencisë ITAR-TASS në Qendrën e Drejtimit të Fluturimeve. Në orët e afërta kozmonautët do të duhet të nisen nga SKN për në Tokë. Në Stacion mbetën Oleg Kotov, Timothy Crimer dhe Soichi Noguchi.