0SHBA-s janë të interesuara për realizimin e furnizimit të ngarkesave për trupat e veta në Afganistan nëpërmjet Vladivostokut dhe Siberisë. Për këtë njoftoi Shefi i Komandës së Transportit të forcave ushtarake të SHBA-s Gjenerali Duncan McNabb në dëgjimet e zhvilluara në Komitetin e Dhomën së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan për çështjet e forcave të armatosura. Sipas fjalëve të tij, ky itinerar transiti mund të bëhet pjesë e Rrjetit Verior të shpërndarjes të krijuar nga Pentagoni. Ai përfshin disa vende të Europës dhe Azisë dhe destinohet të reduktojë shpenzimet për transportimin e ngarkesave të destinacionit jo ushtarak në Afganistan.