0Kryetari i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso i shprehu Kryeministrit gjeorgjian "shqetësimin" e vet në lidhje me transmetimin nga kanali televiziv "Imedi" të subjektit mbi luftën virtuale me Rusinë. Për këtë ai deklaroi në vigjilje, sipas përfundimeve të takimit të zhvilluar në Bruksel me Kryeministrin e Gjeorgjisë Nika Gillauri. "Unë shpreha shqetësimin tim përkatësisht këtij reportazhi dhe i bëra thirrje Gjeorgjisë të përmbahet nga hapa të tillë, të aftë që të shkaktojnë ngritje tensioni në rajon", citon fjalët e Barrosos Agjencia ITAR-TASS.