0Sportistët rusë të disiplinës sportive të biatlonit zunë të gjitha vendet e piedestalit të nderit në garën e Paralimpiadës me distancë 12,5 km midis sportistëve me probleme të aparatit motorik osto-muskular, të cilët marrin pjesë të ulur në karroca për invalidët. Kampion paralimpik u bë Irek Zaripov. Ai fitoi tashmë medaljen e vet të tretë të artë. Po në këtë disiplinë në garën për femra me distancë 10 km fitoi rusja Maria Iovleva. Skuadra përfaqësuese paralimpike ruse ka fituar deri tani 23 medalje: 8 ari, 10 argjendi dhe 5 bronzi.