0Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton mbërriti në Moskë. Ajo do të diskutojë me homologun e vet rus Sergei Lavrov gjithë spektrin e marrëdhënieve dypalëshe dhe problemet aktuale ndërkombëtare. Ndër to janë çështjet që kanë të bëjnë me Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), Mbrojtjen Antiraket (MAR), mospërhapjen e armës së shfarosjes në masë, rregullimin e situatës në Lindjen e Mesme, me luftën kundër terrorizit dhe problemin iranian. Më 19 mars Hillary Clinton do të marrë pjesë në mbledhjen ministrore për Lindjen e Mesme të "kuartetit" të ndërmjetësve ndërkombëtarë me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon.