0Rusia dëshiron të ndërtojë lidhje të barabarta dhe me leverdi reciproke me të gjitha vendet e botës, pa kurrfarë politizimi, diskriminimi apo standartesh të dyfishta, mbi bazë të një qendrimi krejtësisht pragmatik. Për këtë deklaroi Kryeministri rus Vladimir Putin gjatë fjalës së marrë në mbledhjen e presidiumit të qeverisë së Federatës Ruse, në të cilën po shqyrtohen perspektivat e zhvillimit të lidhjeve të jashtme ekonomike me pertnerët kyçë të Rusisë. Putin vuri në dukje, se mirëbesimi reciprok dhe gatishmëria për të marrë parasysh interesat e njëri tjetrit po sjellin rezultate reale, siç mund të vërehet kjo në shembullin e marrëdhënieve reciproke me Indinë dhe Finlandën.