Zëri i Rusisë Në qoftë se vendet e tjera do të avancojnë idenë e të ashtuquajturit protekcionizëm hidrokarbur, i cili do të reduktojë mundësitë eksportuese të Rusisë, atëhere Moska si kundërpërgjigje ndaj kësaj do të vendosë tatime për pyllin. Për këtë u deklaroi gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Ministri i Burimeve Natyrore Jurij Trutniev. Ai saktësoi, se temën e protekcionizmit hidrokarbur, e cila parashikon përpunimin e mekanizmit të kuotimit të lëndëve hidrokarbure, e ngre për shqyrtim Britania e Madhe. Ajo po diskutohet edhe në Europë dhe në SHBA-s.