Sociale, inovacione, Komente, Rusia
   
 
   
 
   
 
   
 
   
 
Nëndetëset e reja spanjolle pas zhytjes nën ujë nuk do të mund të dalin më në sipërfaqe
Sateliti ekuadorian rrezikohet nga raketa ruse
Pëllumbi më i shpejtë në botë u shit për 400.000 $
Rusia do të testojë një raketë balistike të bazimit nënujor
Në Norvegji pritet përmbytja më e fortë për 50 vitet e fundet
Politikë Ekonomia Mass media Sociale Shkenca dhe teknologjitë Kulturë Sport Bashkëpunimi Sigurimi Konfliktet

“Perestroika” me fjalë të tjera

Tags/Etiketa: Sociale, inovacione, Komente, Rusia
 
17.03.2010, 20:22
Printo artikullin Dërgoja një miku Shtoni në Blog
Foto: RIA Lajmet
Foto: RIA Lajmet
 

Fjalëkalimet e reja, që hapin tani dyert drejt e në rezervat shtetërore financiare janë bërë "modernizimi" dhe "inovacionet". Në lidhje me atë, se çfarë mund të bëhet pengesë për ndërtuesit e ekonomisë së mençur dhe se kush paguan për të gjitha këto, përpiqet të përsiatë gazeta "Moskovskij komsomolec". Hovi, shpërthimi modernizues vazhdon të mbetet ende mjaft modest. Çmimet e lëndëve të para u rritën sërish dhe lejojnë të flihet mbi dafina. "Punën tonë do të përpiqen ta pengojnë grupet e autoritetshme të nëpunësve të korruptuar, të shitur dhe sipërmarrësit që nuk ndërmarrin asnjë hap, - ka shkruar Presidenti rus në aktikullin e vet që bëri bujë të madhe me titull "Përpara, Rusi!". - Ata i kënaq gjithçka. Gjatë 15 viteve të afërta me kusht të realizimit të financimit shtetëror, një numër të kufizuar përpunimesh në sferën e energjetikës bërthamore, kozmoautikës dhe aviandërtimit, ne megjithatë do të mund ta realizojmë e ta hedhim në treg. Por modernizuesve aktualë nuk do ti mjaftojë për një kohë të gjatë hovi e vrull, mendojnë ekspertët. Dhe asaj, se kështu do të ndodhë me të vërtetë, i beson shumica e qytetarëve rusë. Bile edhe sikur të gjenden para për realizimin e programeve të domosdoshme të shndërrimeve, ato, sipas mendimit të gjysmës së respondentëve, do të harxhohen kot, pa asnjë rezultat.

Komentimi i artikullit të ditës

Analisti i kompanisë investuese "Finam" Leonid Denicin mendon, se çmimi që do të duhet të paguhet për modernizimin mund të dalë si tejet i lartë. Dhe ai do të shprehet jo vetëm në ekuivalent financiar: "Sigurisht, ne kemi traditat tona të veçanta politike dhe një farë trashëgimie të caktuar nga epokat e shkuara. Unë nuk njoh ndonjë vend të botës, i cili të ketë mundur të bëjë ashtu, papritmas, ndonjë hop të ndjeshëm teknologjik vetëm me forcat e veta. Për ne janë fort mirë të njohura ato vendet që kanë arritur suksese të caktuara duke kopjuar teknologjitë e shteteve-protektore, tutore. Por kjo është shoqëruar për to me humbjen e mëvetësisë politike. Për mendimin tim, ai vend që ka vendosur të bëjë një hop të ndjeshëm teknologjik në mënyrë të pavarur, duhet të mbështetet në unitetin dhe pëlqimin e popullsisë. Në qoftë se do të hedhim një vështim realist ndaj gjithë asaj që planifikohet nga ministria dhe ndaj atyre treguesve që do të duhet të arrihen, atëhere, si rregull, del se nuk ka kurrfarë parashikimi. Domethënë, bëhen publikë tregues të lartë, të cilët, sipas mendimit të bashkëpunëtorëve të ministrisë, do të jenë të këndshëm për veshin e eprorëve. Por askush nuk merr mundimin dhe nuk e vret mendjen për atë, që këta tregues të realizohen në jetë. Autoritetet vërejnë se po ndodh frenimi dhe përpiqen të kuptojnë nëse është e mundur mrekullia, arritja e hopit ose ndonjë gjë tjetër e kësaj natyre", konkludon Analisti i kompanisë investuese "Finam" Leonid Denicin.   

Përkatësisht temës

 


Materialet e fundit

24 maj 2013
 

Artikujt më të klikuar

 

Opinioni juaj

Çfarë i motivon njerëzit që të dalin në rrugë dhe të shtien me armë mbi kalimtarët?
Kopjoni simbolet e pasqyruara në figurë

Shkarko figurë tjetër
 

Tags/Etiketa


Kuzhina politike
 
 
© 2005-2013 Radiokompania Shtetërore e Federatës Ruse "Zëri i Rusisë"
Informacioni për realizimin e kontaktin me neReklama
 
Rambler's Top100