Zëri i Rusisë Presidenti Viktor Janukoviç nuk premtoi të anulojë dekretin e paraardhësit të tij mbi dhënien e titullit Hero i Ukrainës Liderit të Organizatës Nacionaliste Ukrainase Stepan Banderas. Për këtë deklaroi Zëvendësja e kreut të administratës presidenciale Anna German. Për të qenë më e saktë German citoi fjalët e Liderit ukrainas gjatë vizitës së tij në Moskë: "Deri në Ditën e Fitores situata do të shqyrtohet me kujdes, do të analizohet dhe do të merret vendimi". Duke shprehur keqardhjen e vet nga buja e shkaktuar prej këtij problemi, ajo tërhoqi vemendjen ndaj atij fakti, se Viktor Jushenko mund ta kishte nënshkruar këtë urdhëresë që në vitin e parë të qendrimit të vet në postin presidencial, por megjithatë e bëri këtë vetëm në përfundim të afatit.