Zëri i Rusisë Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) do të ruajë kuotat vepruese të prodhimit të naftës në gjysmëvitin e afërt. Për këtë u njoftoi gazetarëve drejtuesi i delegacionit libanez, Kreu i Korporatës kombëtare të naftës Shukri Ganem mbi bazë të përfundimeve të konsultimeve me dyer të mbyllura. Ato u zhvilluan në Vjenë në kuadrin e sesionit të radhës të Konferencës së OPEK-ut. Së bashku me Irakun vëllimi i përgjithshëm i nxjerrjes së naftës nga ana e vendeve anëtare të OPEK-ut muajin e kaluar arriti në 29,4 milionë fuçi në ditë.