Presidenti i Rusisë zhvilloi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit kushtuar masave për parandalimin e rreziqeve kërcënuese, të cilat janë të lidhura me ndryshimin global të klimës. Ai deklaroi, se kufizimi i aksesit të Rusisë në përvetësimin e vendburimeve në Arktikë është i palejueshëm. Interesi ndaj përvetësimit aktiv të Arktikut është rritur shumë këto vitet e fundit. Dhe ky fakt nuk të habit aspak. Sipas të dhënave të shkencëtarëve, pikërisht atje dhe është përqendruar më tepër se 1/4 e rezervave botërore të naftës dhe gazit. Si të vetat i quajnë territoret arktike Rusia, SHBA-s, Kanadaja, Danimarka dhe Norvegjia. Është e domosdoshme të peshohen mirë të gjitha gjërat, të diskutohen dhe të propozohet një skemë e tillë veprimesh, e cila të lejojë ruajtjen e kontributit të Rusisë në garantimin e sigurisë ekologjike dhe aftësinë për konkurrencë të ekonomisë përkatësisht pozitave kryesore eksportuese të saj, theksoi Presidenti. Dhe shtroi për zgjidhje detyrën që deri në vjeshtë të përgatitet plani i studimeve për rreziqet kërcënuese ndaj sigurimit kombëtar: "Vendet pranëpolare po ndërmarrin hapa aktivë për zgjerimin e prezencës së tyre studimoro-shkencore, ekonomike dhe bile ushtarake në zonën e Arktikut. Gjatë kësaj vërehen tentativa për kufizimin e aksesit të Rusisë në përvetësimin dhe përpunimin e vendburimeve arktike, gjë kjo që është krejtësisht e palejueshme për nga pikëpamja ligjore dhe e padrejtë për forcë të pozitës gjeografike dhe vetë historisë së vendit tonë". Përveç kësaj, deri më 1 qershor Dimitri Medvediev pret nga qeveria rezultatet e shqyrtimit të çështjes që ka të bëjë me krijimin e sistemit kozmik "Arktiku". Ky është një program i ri shumëqëllimor i formimit të monitorimit hidrometeorologjik dhe klimës së rajonit të Arktikut. Ndryshimet e klimës mund të shkaktojnë jo vetëm lindjen e ndryshimeve fizike, ndryshimeve në sferën e mbrojtjes së mjedisit rrethues, por edhe divergjenca ndërshtetërore, mendon Presidenti. Ato janë të lidhura me kërkimin dhe nxjerrjen e burimeve energjetike, shfrytëzimin e rrugëve transporuese detare, me deficitin e burimeve ujore dhe ushqimore. Në të njëjtën kohë, vuri në dukje Presidenti, për sektorët kyçë të ekonomisë ruse ngrohja e klimës garanton një masë të tërë plusesh. Kështu, do të reduktohen shpenzimet e energjisë në sezonin e ftohtë të vitit, kurse rritja e rrjedhës vjetore të lumenjve do të krijojë mundësi të reja në sferën e zhvillimt të hidroenergjetikës. Mund të përmirësohet situata në ekonominë bujqësore. Por edhe pasoja negative ka gjithashtu jo pak. Këtu mund të përmendim edhe përmbytjet e disa territoreve të vendit dhe rrezikun e dëmtimit të ndërtimeve dhe rrugëve të komunikacionit në zonat e ngricave e acareve shumëvjeçare, rritjen e thatësirave në rajonet jugore dhe anomalive natyrore.