65 vjetorin e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike kanalet kryesore televizive të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) do ta kremtojnë me një telemarathonë të përbashkët. Më 9 maj të vitit 2010 teleshikuesit do të kenë mundësi të shohin reportazhet nga vende të ndryshme të ish Bashkimit Sovjetik. Ata do të mësojnë se si kremtohet Dita e Fitores, festës së madhe dhe të përbashkët për të gjithë. Një vit më parë telemaratona "Fitorja Jonë" bashkoi 11 qytete. Teleshikuesit patën mundësinë të shikojnë ceremoninë solemne të vendosjes së kurorave me lule dhe ndërrimin e rojes së nderit në Kështjellën e Bestit, paradën në Sheshin e Kuq të Moskës, paradën e marinarëve të Flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol... "Dhe kjo ishte, mund të thuhet, vetëm prova gjenerale. Këtë vit të gjithë i pret një projekt me përmasa shumë të gjera", - thotë Kryetari i Këshillit të drejtuesve të organizatave radioteletransmetuese shtetërore dhe shoqërore të vendeve të BSHP-ra, Kreu i radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Andrei Bistrickij: "Në kuadrin e përgatitjes së festimit të 65 vjetorit të Fitores të gjithë transmetuesit në vendet e BSHP-ra do të shkëmbejnë subjektet në lidhje me ngjarjet e veta më interesante. Me qëllim që tablloja, të cilën do ta shohin njerëzit, të jetë sa më e larmishme, e plotë dhe të japë përfytyrimin e qartë mbi atë, se si kremtohet Dita e 65 vjetorit të Fitores në gjithë hapësirën postsovjetike. Teleshkëmbimi i programeve, emisioneve dhe subjekteve informative midis kompanive kryesore televizive të vendeve të BSHP-ra u bë i mundur falë krijimit një vit më parë të pool-it informativ Ndërshtetëror. Ai bashkoi në radhët e veta kanalet televizive shtetërore dhe shoqërore të 9 shteteve: Azerbajxhanit, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgizisë, Moldavisë, Taxhikistanit, Ukrainës dhe Rusisë. Ai i mban dyert e hapura për kompani të reja televizive si nga vendet e BSHP-ra, ashtu dhe nga shtete të tjera. Ky bashkim është njëfarë lloj "arke kursimi" për programe nga më të ndryshmet. Deri më 9 maj në të do të mblidhet një numër jashtëzakonisht i madh materialesh tejet interesante, të cilat çdo kanal televiziv do të mund ti shfrytëzojë në transmetimet e veta.