0Këshilli i Federatës i Rusisë miratoi ligjin për zgjatjen e veprimit të moratoriumit të përkohshëm të klonimit të njeriut. Ai do të veprojë deri në hyrjen në fuqi të ligjit apostafat federal. Dokumenti i miratuar nuk ndalon klonimin e qelizave për studime shkencore, si dhe organet për transplantim, vuri në dukje Kryetarja e komitetit të Këshillit të Federatës për politikën sociale Valentina Petrenko. Ajo përmendi gjithashtu, se OKB u bën thirrje të gjitha vendeve për ndalimin e të gjitha formave të klonimit të njeriut. Çështja e klonimit të njeriut është objekt i diskutimeve të mprehta në shoqëri, pasi prek normat mjekësore, juridike dhe morale.