0Stërvitjet ushtarako-ajrore të NATO-s filluan në hapësirat ajrore të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Ato do të zgjasin deri në 20 mars. Në këto manovra do të marrin pjesë avionë nga Franca, Lituania, Polonia dhe SHBA-s. Siç njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i NATO-s James Appatthurai, stërvitjet ushtarake "zhvillohen sipas planit tashmë për të pestën herë radhazi". Qëllim i tyre është përpunimi i veprimeve të koordinuara të mjeteve ajrore dhe tokësore të Aleancës në rajon". Ai theksoi veçanërisht, se Rusia "është njoftuar në kohë për zhvillimin e këtyre stërvitjeve".