0Irani është i gatshëm të shkëmbejë uraniumin e vet të varfëruar me atë të pasuruar, por vetëm në territorin e tij dhe njëkohësisht, deklaroi Kreu i Organizatës iraniane për energjinë atomike Ali Akbar Salehi. Vitin e kaluar "Gjashtëshja" e ndërmjetësve ndërkombëtarë i propozoi Iranit të dërgojë 75 % të lëndës së vet djegëse fillimisht në Rusi për përpunim, kurse më pas në Francë, ku prej saj mund të prodhohen boshte uraniumi për reaktorin shkencor të Teheranit. Irani e refuzoi këtë propozim duke deklaruar, se mund ta dërgojë uraniumin e vet vetëm në këmbim të furnizimeve urgjente atij të lëndës së pasuruar djegëse bërthamore.