0Organon më të mirë elektronike digitale në Europë të firmës hollandeze "Joahannus" e bleu Katedralja Smolnij në Shën Peterburg. Instrumenti kombinon në vetëvete teknologjitë tradicionale dhe kompjuterike. Ai do të tingëllojë të dielën që vjen. Në këtë ditë do të mbushen plot 325 vjet që nga dita e lindjes së kompozitorit të madh Ioan Sebastian Bach, i cili ka shkruar vepra të shumta të mrekullueshme për organo. Në këtë koncert do të marrin pjesë muzikantë rusë dhe hollandezë.