0Djalin 7 vjeçar të qytetares ruse dhe finlandezit Robert Rantall, të cilin organet finlandeze të përkujdesit social e vendosën në jetimore, nga e cila ai ua mbathi këmbëve fshehurazi të hënën, e lejuan të qëndrojë në shtëpi deri në marrjen e vendimit të gjyqit, njoftoi i Ngarkuari fuqiplotë për të drejtat e fëmijës në Rusi Pavell Astahov. Familja Rantall ka ndërmend të padisë në gjyq punonjësit e shërbimit social. Konflikti lindi para një muaji e gjysëm, kur Roberti rrefeu në shkollë se e ëma e pat qëlluar me pëllëmbë dhe se atë mund ta çojnë në Rusi. Punënjësit socialë të Finlandës e konsideruan të rrezikshëm qëndrimin e tij në familje dhe e kaluan në gjyq çështjen për privimin e të drejtave prindërore të dy bashkëshortëve Rantall.