0Festivali i kulturës ruse po hapet në qytetin Tarb në jug të Francës. Ai zhvillohet në kuadrin e "Vitit të shkëmbimeve të ndërsjellata kulturore"- Vitit të Rusisë në Francë. Në programin e festivalit janë pranifikuar hapje të ekspozitave artistike si dhe shfaqje filmash e spektaklesh, që kanë lidhje me Rusinë dhe artin e saj. Në mbrëmje vizitorët do të shikojnë filmin e famshëm artistik të Sergei Ejzenshteinit "Aleksandër Nevskij". Në koncertet në Tarb do të tingëllojë muzika ruse si dhe meloditë e Europës Lindore dhe Jug-Lindore.