0Në Athinë të martën në mbrëmje ndodhën përleshje të policisë me demonstruesit, të cilët dalin kundër masave të rrepta ekonomike të ndërmarra nga qeveria e Greqisë. Përleshja ndodhi gjatë kohës së marshimit të aktivistëve të sindikatave të buxhetorëve, në të cilin morrën pjesë rreth 2000 veta. Masat e qeverisë greke, të drejtuara për shkurtimin e deficitit të buxhetit shtetëror, gjetën mbështetje në BE, por u pritën negativisht nga sindikatat vendase. Sot do të vazhdojnë grevën 48 orëshe punëtorët e Korporatës Energjetike Shtetërore .