0Mjekët rusë në Kili, ku ranë disa tërmete shkatërrimtarë, po vazhdojnë të ndihmojnë të dëmtuarit. Ata kanë bërë dhjetra operacione. Të shtunën e kaluar atje mbërritën dy avionë të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë me një spital mobil dhe mjekë në bord. Natën në të gdhirë 27 shkurtit në Kili ra një tërmet i fuqishëm. Atë e pasoi një seri cunamesh, kurse pastaj u fiksuan edhe tre lëkundje të nëndheshme. Viktima të tyre, sipas të dhënave të fundit, u bënë rreth 500 veta, qindra të tjerë kanë humbur pa lënë gjurmë, gati 1 milion kanë mbetur pa strehë mbi kokë.