0Klubi Qendror Sportiv i Ushtrisë (CSKA) për herë të parë në historinë e futbollit rus doli në çerekfinalen e Ligës së kampionëve. Në fushën e "Seviljes" së Spanjës ai fitoi me rezultatin 2:1. Kundërshtarë të CSKA-së në çerekfinalen e Ligës së kampionëve mund të jenë "Interi" italian i Milanos, "Manchester united" i Anglisë ose "Lioni" i Francës. Hedhja e shortit do të zhvillohet më 19 mars në Nyon-in zvicerian.