0Në Republikë kremtojnë 240 vjetorin e hyrjes me vullnet të lirë të Ingushetisë në përbërjen e Rusisë. Aktivitetet solemne të rastit do të zhvillohen në qytetin e lavdisë së luftës Mallgobek. Në programin e festimit parashikohet vendosja e kurorave me lule pranë monumentit të të rënëve në Luftën e Madhe Patriotike, hapja e ekspozitës me punët e piktorëve të Ingushetisë, zhvillimi i mbledhjes solemne dhe i një koncerti. Në muzeumet e Ingushetisë janë organizuar ekspozita me temë "240 vjet së bashku me Rusinë".