Zëri i Rusisë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së pritet të mbërrijë sot me një vizitë zyrtare në Moskë. Ban Ki Moon do të marrë pjesë në takimin në nivel ministror të "kuartetit" të ndërmjetësve ndërkombëtarë për Lindjen e Mesme, në të cilin bëjnë pjesë Rusia, SHBA-s, BE dhe OKB-ja. Sekretari i Përgjithshëm do të takohet gjithashtu me Presidentin e Federatës Ruse Dimitri Medvediev dhe me Kreun e MPJ Sergei Lavrov. Midis temave që priten të diskutohen në këto negociata, përveç situatës në Lindjen e Mesme, do të jetë edhe gjendja në Irak dhe Afganistan. Ban Ki Moon është i kënaqur me kontributin e Rusisë në veprimtarinë e OKB-së dhe shpreson që gjatë negociatave me udhëheqjen e Federatës Ruse të diskutohen edhe perspektivat e bashkëpunimit afatgjatë. Për këtë ai i deklaroi Agjencisë ITAR-TASS në vigjilje të vizitës së vet në Moskë.