0Realizimi i doktrinës klimatike të Rusisë dhe rreziqet e ndryshimit global të klimës për sigurimin kombëtar janë në qendër të vëmendjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në Kremlin nën kryesinë e Presidentit Dimitri Medvediev. Kryetari i shtetit mëse një herë ka deklaruar, se Rusia do të reduktojë derdhjet e gazit me efekt sere deri në vitin 2020 deri në 25 % nga niveli i vitit 1990 për shkak të ndryshimeve strukturore në ekonomi. Medvediev është i bindur gjithashtu, se Protokollin e Kiotos duhet ta zëvendësojë "një dokument më i përsosur juridikisht, i cili do të rregullojë çështjet e bashkëpunimit ndërkombëtar".