Zëri i Rusisë Presidenti i Turkmenisë Gurangulli Berdimuhamedov konfiroi gatishmërinë e vet për ti furnizuar Rusisë sasinë e nevojshme të gazit natyror, njoftoi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov pas kthimit të vet nga Ashhabadi. Çështjet që kanë të bëjnë me vëllimet e gazit apo rritjen e furnizimeve të tij do të zgjidhen nga vetë kompanitë midis tyre. Nga ana e palës ruse ky është "Gazprom", marrëveshja e të cilit me Turkmeninë tani parashikon realizimin e furnizimeve me vëllim deri në 30 miliardë metra kub gaz në vit. Tani Turkmenia nxjerr rreth 80 miliardë metra kub gaz në vit. Sipas mendimit të ekspertëve, pas 2-3 vitesh ky tregues do të rritet në mënyrë të qenësishme.