Zëri i Rusisë Qarkullimi i mallrave midis Rusisë dhe Bjellorusisë filloi të rivendoset shumë shpejt pas rënies së shkaktuar nga kriza ekonomike. Në periudhën janar-shkurt të vitit në vazhdim ai u rrit 17%, njoftoi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në negociatat e zhvilluara në Brest. Kyeministri mendon, se "Bjellorusia ka qenë, është dhe do të mbetet jo thjesht partnere strategjike e Rusisë. Neve na lidhin kaq shumë interesa sa që është vështirë të numërohen", - tha Putin. Ai theksoi simbolizmin e zhvillimit të mbledhjes në Brest, sepse pikërisht këtu dhe filloi lufta. "Kështjella e Brestit është shembull i shkëlqyer, mbresëlënës i vetëflijimit dhe heroizmit", - deklaroi Kryetari i qeverisë ruse.