Zëri i Rusisë Greqia ka ndërmend tu japë qytetarëve rusë viza hyrjeje 6 mujore, 12 mujore dhe 5 vjeçare si dhe të ulë koston e vizës për turistët rusë deri në nivelin 35 euro, deklaroi Ministri i kulturës dhe turizmit të Greqisë Pavlos Gerulanos. "Ne jemi të interesuar për atë që turistët rusë të vijnë në Greqi dhe që grekët të mund të shkojnë në Rusi dhe të njihen më mirë me vendin tuaj", theksoi Pavlos Gerulanos.