Kafshët e para shtëpiake, që do të fillojnë të rrisin kolonizatorët e ardhshëm të Marsit, do të jenë pulat. Siç njofton portali "Mekanika me popullaritet", pulat janë jo vetëm shpendë shtëpiake jo nazelie dhe burim i shkëlqyer proteinash, por japin edhe një rezervë tjetër shumë e vyer - glasat. Toka marsiane është krejtësisht e papërshtatshme për rritjen e bimëve tokësore dhe mund ta përmirësojë atë, si i thonë fjalës, "produkti anësor" i veprimtarisë jetësore të pulave, i cili dallohet për përmbajtjen e lartë të substancave të domosdoshme për rritjen e bimëve. Këto krijesa zevzeke e të zhurmshme kanë edhe një avantazh tjetër. Transportimi i tyre për në Mars është shumë më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm. Një viç i mesëm në momentin e lindjes peshon rreth 32 kg, ai është i pambrojtur dhe mjaft kërkues. Ndërkohë që vezët e pulave peshojnë rreth 57 gr. dhe janë, ndër të tjera, të qeta, të heshtura dhe të palëvizshme.

Qendra informative turistike ruse "Ugliç" në lidhje me 150 vjetorin e ditëlindjes së shkrimtarit të madh rus Anton Çehov përgatiti projektin "Java çehoviane në Ugliç". Banorët e qytetit Ugliç nuk mund ta anashkalojnë e ta lenë pa vemendje jubileun e njërit prej shkrimtarëve më të adhuruar rusë, pasi në këtë qytet ka jetuar 2 vjet vëllai i Anton Çehovit, shkrimtari dhe biografi i parë i Anton Çehovit - Mihailli. Me emrin e tij është i lidhur edhe zhvillimi i komunitetit teatral, krijimi i muzeut të eksponateve të lashtësisë. Me ndihmën dhe mbështetjen e tij në Ugliç u hap biblioteka e parë, u shfaq filmi i parë.

Kurse në krahinën e Altait, në rajonin Kurinsk, do të krijohet një vend i ri mjaft tërheqës për turistët (dhe, veçanërisht, për qeflinjtë e të ngrënave) - fshati i djathit. Kompleksi do të përbëhet nga një muze djathërash, ndërmarrja e prodhimit të djathit, procesin e përgatitjes së të cilit mund ta vëzhgojë çdo vizitor, dhe një restoran me lloje të ndryshme djathi. Ecën nëpër muze dhe nëpërmjet mureve dhe dyshemesë transparente shikon se si prodhohet djathi, se si ruhet ai... Dhe, së fundi, me larminë e madhe të prodhimeve të djathit të habit tej mase një restorant i stërmadh që ndodhet aty pranë.

Një operacion të pazakontë ndërmorrën në kanalin detar të Kaliningradit

0. Këtu shpëtuan një drenushë të re nga e keqja e pashmangshme. Ajo u gjend në mes të kanalit mbi një bllok lundrues akulli. Për në vendin e ngjarjes u dërgua anija shpëtuese "Kit" ("Balena"). Në ujë nga anija u ul ujë motobarkë, e cila iu afrua bllokut të akullit mbi të cilin ndodhej drenusha. "Më shumë shpëtuesit i druheshin asaj, se mos kafsha trembej nga motobarka dhe njerëzit dhe kërcente në ujë të ftohtë e mbytej. Por, për fat të mirë, drenusha po e priste me durim e qetësi ndihmën dhe iu afrua vetë shpëtuesve pa kurrfarë rezistence.