Zëri i Rusisë Rusia shpreson shumë në arritjen e progresit në përgatitjen e Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO). Sipas fjalëve të Kreut të MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov, fundi i marsit-fillimi i prillit - kjo është ajo periudhë, kur, në qoftë se delegacionet do të ndjekin me rreptësi udhëzimet e presidentëve të Rusisë dhe SHBA-s, ato do të përfundojnë përgatitjen e Traktatit". "Kur dhe se ku do të nënshkruhet ai, këtë gjë do ta përcaktojnë vetë presidentët", - konkludoi Sergei Lavrov.