Shkarko audiofailin

Në ndërtimin e gazjellësit "Nord Stream" është tërhequr një kredi me shumë prej 3,9 miliardë euro. Për këtë u shpall sot në Londër. Në fund të vitit 2010 planifikohet tërheqja e një kredie tjetër me shumë gati 2,5 miliardë euro për financimin e ndërtimit të tubacionit të dytë paralel. Presidenti i Shoqatës së Bankave Ruse Garegin Tosunian sqaroi për radiokompaninë "Zëri i Rusisë", se një vendim i tillë do ti sigurojë projektit qendrueshmëri financiare: "Kjo është një dukuri normale, kur projektet me përmasa të mëdha bashkëfinancohen në proporcion të përcaktuar nga pronarët e projektit dhe një rreth i gjerë kreditorësh. Sepse bashkëkreditimi (bashkëhuadhënia) është pikërisht ajo që siguron një financim më të qendrueshëm dhe njëkohësisht diversifikimin e rreziqeve midis huadhënësve. Dhe më kryesorja, kjo garanton kontrollin kolektiv ndaj realizimit të projektit në jetë", thotë Garegin Tosunian. Të dyja degët e gazsjellësit "Nord Stream" do të vihen në funksionim në nëntor të vitit 2012. Ky tubacion me gjatësi 1223 kilometra do të bashkojë nëpër fundin e Detit Balltik bregun e Rusisë nën Viborg me bregun e Gjermanisë në rajonin e Greifswald-it. Nënshkrimi i marrëveshjes në Londër garanton ndërtimin e tubacionit të parë. Ai duhet të fillojë tashmë që në muaji prill dhe të mbarojë në vitin 2011. Kompania "Nord Stream" ka shpenzuar më tepër se 100 milionë euro për studimet ekologjike të rrugës së shtrimit të gazsjellësit. Me marrjen parasysh të rezultateve të tyre, në veçanti, ai do të kalojë në mënyrë të tillë që të mos prekë vendet e groposjes së municioneve të kohërave të Luftës së Dytë Botërore. Gazsjellësi do të anashkalojë edhe 12 anijet e moçme, të zbuluara në fundin e Detit Balltik. Ato do të mbeten atje ku ndodhen aktualisht si momumente historie. "Nord Stream", i cili do të garantojë kënaqjen e kërkesave të Europës me gaz natyror, nuk do të bëhet aspak rrezik kërcënues për këto monumente, po ashtu si dhe për ekologjinë e vetë Detit Balltik.