Shkarko audiofailin

0 Turneu i muzikantëve rusë, kushtuar 25 vjetorit të rock-grupit "Nautilus Pompilius", do të përfundojë me zhvillimin e koncerteve në SHBA-s dhe Kanada. Ai zgjati më tepër se një vit dhe përfshiu shumë qytete të Rusisë dhe vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Dhe, siç doli, publiku i vendeve të ndryshme, si dhe më parë, ia mban ison këngëve legjendare të grupit   "Nautilus Pompilius", pavarësisht nga fakti, se vetë ky grup tashmë nuk ekziston më prej kohësh. Ish Lideri dhe themeluesi i grupit "Nautilus Pompilius" Vjaçesllav Butusov po zhvillon turne me grupin e vet të ri "Ju-Piter". Por sido që ta pozicionojnë veten pjesëtarët e këtij kolektivi, publiku i percepton ata si trashëgimtarë të rock-ekipit legjendar, i cili u krijua 25 vjet më parë në qendrën e madhe kulturoro-industriale të Uralit - Ekaterinburg (atëhere ky qytet quhej Sverdllovsk). Me dukjen e vet në valën e Perestrojkës në vend, grupi "Nautilus Pompilius" u bë emblemë e kësaj Perestrojke. Në këngët e tij tingëllonte protesta e brezit të ri kundër dogmave sovjetike, amullisë shoqërore, hipokrizisë civile... Shumë nga ato gjëra, për të cilat këndonte në këngët e veta grupi "Nautilus Pompilius", nuk e kanë humbur aktualitetin e vet edhe sot e kësaj dite. Ndërsa vetë Vjaçesllav Butusov mban një qendrim jo të njëkuptimshëm ndaj këngëve të vjetra të grupit "Nautilus Pompilius". "Çdo kohë ka groteskun e vet, - mendon ai dhe pranon me sinqeritet, se në ato kohëra si tepër shpesh si kryesor dilte skandaliteti, epotazhi - "dëshira për të shkaktuar jo dashamirësi ndaj njerëzve, por për ta irrituar shoqërinë, për ti bërë sfidë asaj". Aktualisht Butusov i shkruan tekstet e këngëve "me shumë kujdes dhe përkushtim", meqenëse "nuk mund ti lejojë vetes të luajë në mënyrë të papërgjegjshme me fjalët". Rockeri brutal, zotëruesi i veshëve dhe idhulli i zemrave të një brezi të tërë, u bë filozof... Bile dhe duke përfunduar të gjitha koncertet e veta të turneut amerikanoverior me këngën me mjaft popullaritet "Good Bye, Amerika", Vjaçesllav Butusov konstaton, se amerikanët "dolën, siç duket nga të gjitha, vëllezërit tanë shpirtërorë". Ndërsa, në përgjithësi, artisti shpreson shumë, se "njerëzit që jetojnë në kontinente të ndryshme, herët a vonë duhet të arrijnë në të perceptuarit e asaj të vërtete, se të gjithë ne, në fund të fundit, jemi njerëz të afërt, gjaku me njëri tjetrin".