Zëri i Rusisë 6 parti opozitare gjeorgjiane nënshkruan dokumentin mbi krijimin e Këshillit kombëtar. "Në dokument vihet në dukje, se në Gjeorgji po merr përpjestime të rrezikshme politika antipopullore dhe antishtetërore e Mihaill Saakashvilit, e cila kërcënon organizimin shtetëror gjeorgjian. Prandaj dhe po krijohet Këshilli kombëtar",- deklaroi Lideri i Partisë "Lëvizja për një Gjeorgji të drejtë" Zurab Nogaideli. Ai theksoi, se me Këshillin mund të bashkohen edhe parti të tjera, që pajtohen me qëllimet e tij.