Shkarko audiofailin


0 Ndërrimi i pushtetit në Ukrainë shkaktoi ndjesinë e pritjes së ndryshimeve në marrëdhëniet e këtij vendi me Rusinë. Problemi № 1 sot është ky: a do të ndryshojnë vallë marrëveshjet e gazit? Siç shkruan

botimi "Novie izvestija"

0, Kryeministri i ri ukrainas Nikollai Azarov tashmë deklaroi, se ka ndërmend  të zhvillojë negociata me Moskën për përpunimin e një çmimi optimal të gazit rus. Midis objekteve të tjera të pazarllëkut përmenden edhe pjesëmarrja në modernizimin e sistemit transportues ukrainas të lëndëve hidrokarbure, problemi i bazimit të Flotës ruse të Detit të Zi dhe krijimi i hapësirës unike ekonomike. Rusia mund ta ulë çmimit e gazit për Ukrainën deri në 50-60 $ për 1 mijë metra kub gaz në këmbim të marrjes së aksesit në tregun e brendshëm të vendit. Por ekziston një pengesë për këtë. Problemi konsiston në atë, se në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale askush në Kiev nuk mori guximin të rrisë çmimet për konsumatorët e brendshëm, pavarësisht nga fakti, se çmimi i jashtëm u rrit shumë. Si rezultat, po krijohet një vrimë jashtëzakonisht e madhe financiare, të cilën autoritetet po e mbulojnë për llogari të borxheve të huaja. Faktikisht gjysma e pagesës për gazin po realizohet nga burimet financiare ndërkombëtare. Çmimet e brendshme duhet të rriten  dyfish, por nuk dihet nëse do të paguajnë konsumatorët sipas tyre apo jo. Ekonomia e Ukrainës edhe pa këtë ka rënë shumë, kështu që nuk do të jetë aspak e lehtë të merren këto para.

Kometimi i artikullit të ditës

Zëvendës drejtori i Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura Vladimir Zharihin

0 vëren premisa të mira për zhvillimin e një dialogu konstruktiv midis dy palëve që do të merren vesh për çmimet e gazit. "Mundësi për disa lëshime, zbutje të caktuara ekzistojnë. Sepse aktualisht çmimet e gazit për Europën Perëndimore janë megjithatë disi më të ulëa se sa çmimet e parashikuara nga marrëveshja e përfunduar nga Julia Timoshenko (ish Kryeministrja ukrainase). Nga ana tjetër, mua më duket, se marrëdhëniet në sferën e gazit nuk duhet të zhvillohen sipas po të njëjtës skemë si marrëdhëniet ekonomike dhe ato politike. Në qoftë se negociatat do të zhvillohen me marrjen parasysh të integrimit të domosdoshën reciprok të ekonomive, atëhere edhe problemet e lidhura me çmimet për gazin do të zgjidhen më lehtë. Duke gjykuar nga të gjitha, pushteti i ri politik në Ukrainë synon pikërisht zhvillimin e një bisede të tillë me spektër më të gjerë", konkludon Zëvendës drejtori i Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura Vladimir Zharihin.